Gjyqtari Lirim Jashari do të ndajë drejtësinë në derbin lokal FC Ballkani – FC Suhareka
para 58 dite
Federata e Futbollit të Kosovës i ka caktuar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së nëntë të Superligës së futbollit.
Sipas njoftimit të FFK-së derbin lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, i cili pritet të jetë “i zjarrtë”, do ta drejtojë gjyqtari Lirim Jashari.
Të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të javës së nëntë dy klubet lokale do të përballen me njëra tjetrën.