Futbolli në Suharekë po rritet – Ballkani viziton FC Suharekën, e përkrahë në garat kampionale

10.08.2023

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi ka vizituar sot gjatë ditës së enjte ekipin e futbollit FC Suhareka. FC Suhareka është klubi më i ri në futbollin kosovar, i cili për herë të parë e fillon rrugëtimin e tij në Ligën e parë, Shkruan SuharekaOnline. Njoftimi i FC Ballkanit: Futbolli në Suharekë, po vazhdon të […]

Futbolli në Suharekë po rritet – Ballkani viziton FC Suharekën, e përkrahë në garat kampionale Foto: Ilustrim

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi ka vizituar sot gjatë ditës së enjte ekipin e futbollit FC Suhareka.

FC Suhareka është klubi më i ri në futbollin kosovar, i cili për herë të parë e fillon rrugëtimin e tij në Ligën e parë, Shkruan SuharekaOnline.

Njoftimi i FC Ballkanit:

Futbolli në Suharekë, po vazhdon të rritet, duke u investuar vazhdimisht në të!

E ardhmja e të rinjëve në qytetin e kampionëve, po bëhet gjithnjë e më e pasur, pasi mundësitë për ta po shtohen.

Edhe një klub i ri futbollistik së shpejti nis garat kampionale, në Ligën e Parë të Kosovës.

Presidenti i Fc Ballkanit, Arsim Kabashi e ka vizituar sot Fc Suharekën, të cilëve u ka dhënë përkrahje për rrugëtimin që e kanë nisur, duke i dëshiruar suksese në sezonin që po nis.

Edhe pse si qytet me shumë kapacitet në futboll, por me vetëm një stadium të vogël, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha gjeneratat e Fc Ballkanit, ne s’do diskutim që do ta bëjmë të pamundurën, që të krijojmë hapësirë edhe për klubin e ri, pasi mbi të gjitha, ka rëndësi e ardhmja e sportit suharekas dhe të rinjëve tanë.

… e ku ka më mirë se në Vendlindje!