Java e 16-të e Superligës së Kosovë në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë.
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.
Genc Nuza do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit që do të zhvillohet nesër.
Nuza do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa Visar Kastrati do të jetë gjyqtarë i katërt.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi si dhe delegat do të jetë Ali Ajeti.
Ndryshe ndeshja FC Ballkani ndaj SC Gjilanit do të zhvillohet nesër më 22 nëntor 2019 duke filluar prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
