Dje ishte një përmbyllje dramatike e ndeshjes së parë kualifikuese në Uells mes TNS dhe Feronikelit. Klubi nga Drenasi ka bërë një rikthim të madh.

Dje ndeshja e zhvilluar në “Park Hall” në Orwestry, Feronikeli e ka përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-2.

Mevlan Zeka ka qenë ai që ka ngushtuar epërsinë në minutën e 89, ndërkaq Astrit Fazliu në minutat shtesë e ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi janë gëzuar të gjithë klubet e Kosovës e më së shumti Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi.

“Boss its not always right, but its always the Boss, Bravo Feronikeli, Bravo Liga e Kosoves, Qdo vit me e fort e me e fort, Ekspertat comment, Strategat Like, Legjendat Share po thot Laqi”, ka shkruar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në Facebook.

https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/2600340166645645