FC Ballkani ka treguar sukses edhe sot në ndeshjen ndaj KF Feronikelit në kuadër të IPKO Superliga java e 13-të.
Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 0:2, derbi i cili u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Qysh në fillim të ndeshjes, FC Ballkani ishte treguar më e vëmendshme ndërsa në minutën e 32′, ylli i këtij klubit, Blend Baftiu e shënoi golin e parë.

Ndërsa pas përfundimit të pjesës së parë në minutën e 53′ Feronikeli e kërkoi golin e barazimit me një dominim të lehtë, por Ballkani shumë i kujdesshëm.
Dhe pas pak minutave Ballkani përsëri kaloi në epërsi, në minutën e 66′ u shënua goli i dytë për klubin suharekas, ku edhe këtë gol e shënoi Blend Baftiu.
Po ashtu edhe në minutën e 83′ ishte një rast mjaft i mirë për të shënuar golin e tretë, por topin nga zona e largoi Berisha.