Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.

Deri më tani FC Ballkani ka zhvilluar pesë miqësore ndërsa sot pritet të zhvillohet miqësorja e gjashtë.

Kësaj rradhe FC Ballkani do të përballet ndaj KF Dardana në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja e gjashtë miqësore do të zhvillohet sot (22 Korrik) me fillim prej orës 17:00 në stadiumin e Suharekës.

Kujtojmë se FC Ballkani ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore ku u përballë me klubet si: Feronikeli, Llapi, Drenica, Trepça 89 si dhe KF Malisheva.