FC Ballkani sot zhvillon miqësoren e fundit, takohet me FC Llapin

04.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do ta zhvillojë sot miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës. Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit është FC Llapi. Kjo ndeshje do të shërbejë si uvertyrë dhe test i fundit para sfidave që na presin […]

FC Ballkani sot zhvillon miqësoren e fundit, takohet me FC Llapin Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do ta zhvillojë sot miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit është FC Llapi.

Kjo ndeshje do të shërbejë si uvertyrë dhe test i fundit para sfidave që na presin në pranverë.

Po ashtu kjo miqësore vlenë edhe për ndeshjen ndaj Dukagjinit për Kupë të Kosovës.

Ndeshja fillon nga ora, 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.