Ka përfunduar ndeshja miqësore ku luajtën FC Ballkani ndaj KF Malishevës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Suharekës me fillim nga ora 17:00, tani më përfundoi gjithçka në favor të Ballkanit, ku skuadra mysafire pësoi humbje me rezultat 1:0.

Për skuadrën nga Suhareka shënoi ylli i skuadrës, Albin Berisha.

Kujtojmë se sot kjo ndeshje ishte ndeshja e pestë miqësore e FC Ballkanit ndaj skuadrave të Kosovës.