FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

para 40 dite

Vdekja e Erjon Morinës ka tronditur gjithë opinionin sportivë në Kosovë.

FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

Ish-futbollisti i shumë klubeve ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pasi prej javësh po luftonte me një sëmundje.

Morina kishte pësuar atak kardiak në stërvitje, derisa prej gjashtë javësh ishte duke luftuar me vdekjen.

Të gjitha ish-klubet e tij kanë publikuar telegrame ngushëllimi.

Edhe FC Ballkani nga Suhareka përmes një postimi ka publikuar telegram ngushëllimi

“Të pikëlluar morem lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të futbollistit Erjon Morina.FC Ballkani shpreh ngushellime familjes Morina dhe gjith komunitetit sportiv në Kosovë. Prehu në paqe Erjon!” thuhet në telegramin e FC Ballkanit.

Etiketat

Ofertat e fundit