Pas interesimit të shtuar nga dashamirët e klubit, Fc Ballkani njofton se kanë vendosur që t’i furnizojnë të gjithë të interesuarit me kartela vjetore.
Përveç lehtësisë që ofron kartela, ajo ka edhe simbolikën e përkushtimit të individit ndaj klubit. Andaj, ju lutemi që t’i përgjigjeni kësaj oferte.
Të interesuarit duhet të bëjnë pagesën në numrin e xhirollogarisë së klubit, duke shenjuar në përshkrim:
- Emrin, Mbiemrin, numrin personal
- Qëllimi: Për kartelë vjetore.
- Xhirollogaria Klubi i Futbollit FC Ballkani, Banka Kombëtare Tregtare (BKT): 1905001269031120
- Çmimi i biletës vjetore është 40 euro.
Dëshminë e pagesës mund ta dërgoni në: [email protected] ose
në Inbox-in e Facebookut të klubit, por edhe në mënyrë fizike ne zyret e klubit. Gjithashtu, pagesën mundeni me kry tek arkëtari në zyrët e klubit me para të gatshme.
Sinqerisht,
FC Ballkani