FC Ballkani ndahet nga trajneri Pollozhani

para 49 dite

Një lajm i papritur vjen nga kampioni i Kosovës, FC Ballkani. Pas një sërë rezultatesh negative, trajneri Artim Pollozhani ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e tij.

FC Ballkani ndahet nga trajneri Pollozhani

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi përmes kanaleve zyrtare, ku shkruhet se rezultatet e fundit nuk përkojnë me ambicjet e klubit dhe se Pollozhani, në një lëvizje që tregon përgjegjësi, ka vendosur të marrë këtë vendim.

“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme,” thuhet në njoftimin e klubit.

FC Ballkani i ka uruar Pollozhanit suksese në karrierën e tij të mëtejshme dhe ka njoftuar se do të prezantojë shumë shpejt trajnerin e ri që do të udhëheqë ekipin në sfidat e ardhshme.

Etiketat

Ofertat e fundit