FC Ballkani konfirmon miqësoren e dytë ndërkombëtare me skuadrën nga Polonia
FC Ballkani ka ‘peshkuar’ një kundërshtarë mjaft të fortë për ti matur forcat në Antalia të Turqisë, vendin ku edhe po e zhvillon fazën përgatitore. “Portokallinjtë” do të ndeshen me ekipin Jagiellonia Bialystok, e cila vjeshtën e përfundoi në mesin e tabelës, saktësisht në pozitën e nëntë nga 16 ekipe sa numëron kampionati PKO BP Ekstraklasa, […]
FC Ballkani ka ‘peshkuar’ një kundërshtarë mjaft të fortë për ti matur forcat në Antalia të Turqisë, vendin ku edhe po e zhvillon fazën përgatitore.
“Portokallinjtë” do të ndeshen me ekipin Jagiellonia Bialystok, e cila vjeshtën e përfundoi në mesin e tabelës, saktësisht në pozitën e nëntë nga 16 ekipe sa numëron kampionati PKO BP Ekstraklasa, i njohur ndryshe si Superliga.
Ndeshja do të zhvillohet këtë të martë me fillim nga ora 17:00 në Kompleksion Sueno në Antalia.
Ballkani deri më tani ka zhvilluar dy miqësore. Fillimisht u përball me iranianët e SC Tractor, sfidë të cilin e humbi me rezultat 2-1.
Njoftimi i plotë i klubit futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani:
“Miqësoren e radhës FC Ballkani e zhvillon ndaj ekipes nga Polonia Jagiellonia Bialystok, presim lojë cilësore duke marrë parasysh formën aktuale të klubeve të cilët presin që t’i matin forcat”.