Ka përfunduar edicioni vjeshtor i Superligës së Kosovës e që më 15 shkurt pritet të hyjmë në edicionin pranveror të kësaj lige.

Por, në këtë pushim shumë skuadra kosovare shprehin interesim për yjet e futbollit kosovar, një ashtu interesim ka edhe për Kastriot Rexhën i cili për momentin është njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në Superligë.

GazetaOlle mëson se kësaj gare për Kastriot Rexhën i ka hyrë edhe klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani.

Bëhet e ditur se Ballkani ka filluar bisedimet me Rexhën, por deri më tani nuk ka asnjë arritje të marrëveshjes.

Po ashtu interesim për sulmuesin e Superligës kanë shprehur edhe Prishtina dhe Drita, ku ai ishte lojtar i këtyre dy skuadrave.

Kujtojmë se Ballkani më 7 ose 8 shkurt do të zhvillojë ndeshjen me KF Dukagjinin në kuadër të Kupës së Kosovës si dhe është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës me gjithsej 34 pikë, duke lënë mbrapa Gjilanin dhe Dritën.