Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është në pushim dimëror, ku stinorin vjeshtor e ka përfunduar si lider i Superligës së Kosovës, kjo falë futbollistëve dhe trajnerit, Ismet Munishit si dhe tifozët e klubit.

Tani nga muaji Janar hapet dritarja e transferimeve, ku shum klube kosovare transferojnë lojtar të shkëlqyeshëm.

Por, sot klubi nga Suhareka, FC Ballkani rreth kësaj çështje për transferime ka bërë një pyetje të hapur tifozëve të klubit.

Pyetja e Ballkani drejtuar tifozëve është se A kemi nevojë për përforcime në afatin e Janarit? Nëse po në cilat pozita?

Ballkani e ka bërë këtë pyetje duke i quajtur tifozët si lojtar i 12-të dhe jeni gjithmonë besnik të klubit.

Postimi i plotë i klubit nga Suhareka:

“Tifoz të dashur të klubit , shpresojmë që po kaloni mirë këto ditët e fundvitit.
Pasi ju jeni lojtari yn i 12-të dhe jeni gjithmonë besnik të klubit , kemi një pytje të hapur ?
A kemi nevojë për përforcime ne afatin e Janarit ? Nëse po në cilat pozita ?Me nderime FCB”.