Skuadra e Llapit të martën do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Ballkanit të Suharekës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Llapit në Facebook.
“Miqësore ndërmjet dy skuadrave me rivalitet të madh në Superligë.
Të martën në ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” zhvillohet ndeshja miqësore KF Llapi vs FC Ballkani, ku do keni mundësinë të shihni futbollin e bukur për sy që shfaqin dy rivalët e mëdhenj të Superligës.
Të gjithë adhuruesit e klubit bardhekaltër, tifozët “Legjendat” dhe qytetarët llapjanë ftohen të jenë në shkallët e stadiumit për të parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Bileta hyrëse: 1€”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit.