Daku i FC Ballkanit e konfirmon: Jam lënduar, ja kur pritet të rikthehem

01.02.2020

Një nga emrat më të përfolur pas transferimit të tij te Ballkani, padyshim që është sulmuesi Mirlind Daku. Ky i fundit erdhi në Suharekë në formë huazimi nga skuadra kroate, Osijek. Por, sulmuesi i talentuar në fazën përgatitore të Ballkanit në Antalia ka pësuar një lëndim. 22 vjeçari për GazetaOlle e ka zbuluar shkallën e […]

Një nga emrat më të përfolur pas transferimit të tij te Ballkani, padyshim që është sulmuesi Mirlind Daku.

Ky i fundit erdhi në Suharekë në formë huazimi nga skuadra kroate, Osijek.

Por, sulmuesi i talentuar në fazën përgatitore të Ballkanit në Antalia ka pësuar një lëndim.

22 vjeçari për GazetaOlle e ka zbuluar shkallën e lëndimit dhe sa pritet të mungon.

“Kam pësuar ndezje të tetives, dhe më duhet një pauzë e shkurt  sepse mund të vjen edhe deri tek këputja totale e tyre”, tha fillimisht Daku.

“Jam duke bërë terapi dhe besoj që brenda tri apo katër dite do të mund të rikthehem në stërvitje, ku shpresojë të jem i gatshëm për ndeshjen e Kupës që e kemi javën e ardhshme”, tha tutje Daku.

Daku theksoi se që prej ardhjes së tij te Ballkani gjithçka ka shkuar për mrekulli ndërsa vlerësojë lartë pritjen nga bashkëlojtarët e ri tashmë.

Sulmuesi, edicionin e fundit kishte qenë pjesë e nënkampionit të Shqipërisë, Kukësit.

Ndërsa njeh mirë Superligën e Kosovës pasi dy edicione më parë ishte pjesë e Llapit nga u transferua në Kroaci./Gazeta Olle/