FC Ballkani sot do të zhvillojë ndeshjën e dytë përgatitore.

Ekipi suharekas, FC Ballkani ka njoftuar se sot do të zhvillojë ndeshjën e dytë përgatitore, ku do të përballet me KF Tiranën, shkruan SuharekaOnline.

Ndeshja do të zhvillohet në Ohër, në stadiumin “Biljanini Izvori” nga ora 17:30.

“Të dashur tifozë,

Sot e zhvillojmë ndeshjen e dytë përgaditore, ku në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, përballemi me Tiranën.

Ky ballafaqim nis nga ora 17:30.

Na priftë e mbara!” thuhet në njoftim.