Ballkani zbulon datat e ndeshjeve në grupet e Ligës së Konferencës

02.09.2023

Kampioni i Kosovës, Ballkani tani i di saktë datat se ku do t’i luajë gjashtë ndeshjet në grupet e Ligës së Konferencës. Dje (e premte) u hodh shorti për grupet e Ligës së Konferencës, në një ceremoni të mbajtur në Monaco. Ballkani u tërhoq në Grupin C së bashku me klube të njohura si Dinamo […]

Ballkani zbulon datat e ndeshjeve në grupet e Ligës së Konferencës Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës, Ballkani tani i di saktë datat se ku do t’i luajë gjashtë ndeshjet në grupet e Ligës së Konferencës.

Dje (e premte) u hodh shorti për grupet e Ligës së Konferencës, në një ceremoni të mbajtur në Monaco.

Ballkani u tërhoq në Grupin C së bashku me klube të njohura si Dinamo Zagrebi, Viktoria Plzen dhe Astana.

Datat e ndeshjeve

Ndeshja 1: Viktoria Plzen – Ballkani (21 shtator 2023)

Ndeshja 2: Ballkani – Dinamo Zagreb (5 tetor 2023)

Ndeshja 3: Ballkani – Astana (26 tetor 2023)

Ndeshja 4: Astana – Ballkani (9 nëntor 2023)

Ndeshja 5: Ballkani – Viktoria Plzen (30 nëntor 2023)

Ndeshja 6: Dinamo Zagreb – Ballkani (14 dhjetor 2023)