Ballkani transferon talentin më premtues në futbollin kosovar, Arjol Bllaca

05.09.2023

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se kanë transferuar Arjol Bllacën nga 2 Korriku. Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje): Tifozë të dashur, Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, […]

Ballkani transferon talentin më premtues në futbollin kosovar, Arjol Bllaca Foto: Ilustrim

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se kanë transferuar Arjol Bllacën nga 2 Korriku.

Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje):

Tifozë të dashur,

Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione.

18 vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar.

Klubi ka lidhur kontratë 5 vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron shumë suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta.