Ballkani sot mëson grupin në Ligën e Konferencës

01.09.2023

Ballkani dje arriti kualifikimin e dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ai e eliminoi ekipin e njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov. Ndërsa sot, nga ora 14:30, Ballkani do të njoftohet me kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të kësaj gare. Kampioni i Kosovës është në vazon e katërt, […]

Ballkani sot mëson grupin në Ligën e Konferencës Foto: Ilustrim

Ballkani dje arriti kualifikimin e dytë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai e eliminoi ekipin e njohur nga Bjellorusia, BATE Borisov.

Ndërsa sot, nga ora 14:30, Ballkani do të njoftohet me kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të kësaj gare.

Kampioni i Kosovës është në vazon e katërt, pra të fundit.

Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës zhvillohet me datë 21 shtator, kurse e fundit më 14 dhjetor./GazetaExpress/