Ballkani sot fillon ndeshjet në Superligë, përballet me Lirinë

13.08.2023

Sot (e diel) zhvillohen dy ndeshjet tejet interesante në startin e Superligës së Kosovës. Tifozët e futbollit kosovar do të kenë dy përballje që me gjasë do të dhurojnë spektakël, duke ditur rëndësinë që ka një start i mirë në ligë. Vëmendja më e madhe do të jetë në sfidën mes Dritës dhe Llapit, me […]

Ballkani sot fillon ndeshjet në Superligë, përballet me Lirinë Foto: Ilustrim

Sot (e diel) zhvillohen dy ndeshjet tejet interesante në startin e Superligës së Kosovës.

Tifozët e futbollit kosovar do të kenë dy përballje që me gjasë do të dhurojnë spektakël, duke ditur rëndësinë që ka një start i mirë në ligë.

Vëmendja më e madhe do të jetë në sfidën mes Dritës dhe Llapit, me dy skuadrat që kanë bërë përforcime të konsiderueshme dhe do synojnë ta sezonin me fitore.

Në anën tjetër, kampioni Ballkani do të ketë punë me Lirinë, në derbin krahinor, e që natyrisht se do të jetë interesante për t’u parë.

Të dy takimet nisin nga ora 17:00.