Ballkani sonte zbarkon në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballet me FC Larne

25.07.2023

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Larnes nga Irlanda e Veriut. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës. Në këtë raund, Ballkani […]

Ballkani sonte zbarkon në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballet me FC Larne Foto: Ilustrim

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Larnes nga Irlanda e Veriut.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin nga Irlanda Veriu, në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Sonte zbresim në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar aktin e parë të përballjes me kampionin e Irlandës së Veriut, FC Larne.

Ndeshja e vlefshme për rrethin e dytë të kualifikimeve, në UEFA Conference League, fillon në orën 20:45, derisa biletat mund t’i siguroni në sheshin e qytetit në Suharekë, deri në orën 17:00, si dhe tek zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.” thuhet në njoftimin e ekipit suharekas.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, apo më saktë me 3 gusht, 2023.