FC Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani pak orë para ndeshjës me rivalin bullgar, Ludogorest, ka prezentuar fanellat e reja për edicionin 2023/24, shkruan SuharekaOnline.
Ekipi suharekas, njofton se që sonte lojtarët do të paraqiten me fanellat e reja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku janë nikoqor të Ludogorestit.

“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat edicionit të ri, 2023/24.
Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë.
Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.
Na priftë e mbara!” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
FC Ballkani është i motivuar dhe përgatitur për ndeshjen e sotme, ku kërkon rezultate pozitive në rrugëtimin e Ligës së Kampionëve.
Rikujtojmë se formacioni i mundshëm i kësaj ndeshje janë: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku; Emerllahu, Kuc; Korenica, Gripshi, Trashi; Rrahmani;