Ballkani mposht me rikthim rezultati Fushë Kosovën

03.12.2023

Ballkani ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Mysafirët shkaktuan befasinë duke kaluar në avantazh të parët përmes Osman Mëziut që shënoi në minutën e pestë për rezultatin 0-1. Ballkani pas pësimit të golit mori ‘frenat’ e ndeshjes dhe u vu në […]

Ballkani mposht me rikthim rezultati Fushë Kosovën Foto: Ilustrim

Ballkani ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët shkaktuan befasinë duke kaluar në avantazh të parët përmes Osman Mëziut që shënoi në minutën e pestë për rezultatin 0-1.

Ballkani pas pësimit të golit mori ‘frenat’ e ndeshjes dhe u vu në kërkim të golit të barazimit.

Pas disa tentimeve suharekasit arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 në minutën e 46-të përmes Walid Hamidit.

Ballkani arriti të kompletojë përmbysjen në minutën e 89-të të ndeshjes përmes Qëndrim Zybës qe realizoi për 2-1.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Ballkanin në Superligën e Kosovës duke vazhduar kështu formën fantastike në elitë.

Ballkani tani ka 38 pikë dhe vazhdon si lider në tabelë ndërsa Fushë Kosova me këtë humbje bën hap mbrapa në garën për mbijetesë.