Ballkani mposht Lirinë 4-1, e forcon pozitën e parë në tabelë

21.10.2023

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Lirisë me rezultat të thellë prej 4-1. Ndonëse suharekasit ishin duke u mposhtur nga prizrenasit gjatë pjesës së parë, Ballkani arriti që në pjesën e dytë t’i shënojë katër gola. Golin e parë dhe të vetëm për Lirinë në ndeshje e shënoi Zenunaj në minutën e 15-të të […]

Ballkani mposht Lirinë 4-1, e forcon pozitën e parë në tabelë Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Lirisë me rezultat të thellë prej 4-1.

Ndonëse suharekasit ishin duke u mposhtur nga prizrenasit gjatë pjesës së parë, Ballkani arriti që në pjesën e dytë t’i shënojë katër gola.

Golin e parë dhe të vetëm për Lirinë në ndeshje e shënoi Zenunaj në minutën e 15-të të takimit, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Një minutë pasi nisi pjesa e dytë ishte Berisha ai që shënoi për 1-1, ndërsa katër minuta më vonë Dellova shënoi për epërsinë e parë të Ballkanit.

Në minutën e 55-të, Kryeziu shënoi për ta thelluar epërsinë e Ballkanit në 3-1, ndërsa në të 79-tën minutë ishte përsëri Kryeziu që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Aktualisht, Ballkani gjendet në pozitën e parë me 23 pikë, katër më shumë se Llapi që është në pozitën e dytë, ndërsa Liria pozicionohet e nënta me vetëm gjashtë pikë nga 10 ndeshje.