Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

24.07.2023

Skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti me fillim nga ora 14:00, derisa tre skuadrat tona që kanë mbetur në garë, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve. Kampioni në fuqi i […]

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës Foto: Ilustrim

Skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti me fillim nga ora 14:00, derisa tre skuadrat tona që kanë mbetur në garë, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të luaj ndaj skuadrës irlandeze Larne në rrethin e dytë.

Ballkani nëse kalon Larnen, pastaj mund të ketë punë me këto skuadra: Lincoln Red Imps nga Gjibraltari , fituesin e duelit TNS – Swift apo fituesin e duelit tjetër mes Strugës dhe Budoqnostit.

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nëse gjilanasit kalojnë tutje atëherë i pret përballja me Brannin norvegjez, ose fituesit e dueleve Gzira – Diddelenge, Linfield – Pogon, Osijek – ZTE apo Hibernian – Inter d’Escaldes.

Dukagjini i Klinës do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka, ndërsa nëse kalon këtë sfidë atëherë në rrethin e tretë do të përballen me njërën nga këto ekipe:  Heart of Midlothian ose fituesit e dueleve Kesckemeti – Riga, Differdange – Maribor, Akureyei – Dundalk, Torshavn – Haverford.