Ballkani me gjest human, të ardhurat nga ndeshja ndaj Ferizajit i dedikohen Jetlir Krasniqit

20.02.2020

Të dielën, më 23 shkurt klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvillon ndeshjen ndaj Ferizajit në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës me fillim prej orës 13:00. Ndërsa për këtë ndeshje FC Ballkani ka bërë një gjest human, ku siç ka njoftuar […]

Ballkani me gjest human, të ardhurat nga ndeshja ndaj Ferizajit i dedikohen Jetlir Krasniqit Foto: Jetlir Krasniqi

Të dielën, më 23 shkurt klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvillon ndeshjen ndaj Ferizajit në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës me fillim prej orës 13:00.

Ndërsa për këtë ndeshje FC Ballkani ka bërë një gjest human, ku siç ka njoftuar klubi të gjitha të ardhurat e kësaj ndeshje do t’i dedikohen Jetlir Krasniqit.

Andaj, Ballkani ka kërkuar që sa më shumë të vini në stadium dhe ta përkrahin klubin, gjithashtu ti ndihmojnë qytetarit tonë, Jetlir Krasniqit, i cili ka nevojë për transplantë të veshkës.

Po ashtu, klubi suharekas ka apeluar te secili qytetar i Kosovës i cili ka mundësi ti ndihmojë Jetlirit me mjete financiare, me aq sa ka mundësi ti ndihmojë në llogarinë e poshtëshënuar.

SWift: TEBKXKPR
IBAN: XK052025000086421684

SWIFT KODE:
DEUTDEFF – Deutsche Bank AG AM MAIN, DE(Euro & GBP)
RZBAATËË – Raiffeisen Bank International AG, AT (Euro)
BNPAFRPP – BNP Paribas, France (Euro)
BNPAUS3N – BNP Paribas U.S.A. Neë York (USD)
ZKBKCHZZ80A – ZURCHER KantonalBank, Zurich, Sëitzerland (CHF)