Ballkani i ndanë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi

23.06.2023

Skuadra kampione e Kosovë, FC Ballkani ka ndarë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipin. Përmes një njoftimi FC Ballkani ka bërë të ditur se klubi ka pranuar kërkesën e Nexhipit, i cili këtë vendim e ka marrë për shkaqe familjare, raporton SuharekaOnline. “Të dashur tifozë, Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e […]

Ballkani i ndanë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi Foto: Ilustrim

Skuadra kampione e Kosovë, FC Ballkani ka ndarë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipin.

Përmes një njoftimi FC Ballkani ka bërë të ditur se klubi ka pranuar kërkesën e Nexhipit, i cili këtë vendim e ka marrë për shkaqe familjare, raporton SuharekaOnline.

“Të dashur tifozë,

Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë.

Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC BALLKANI gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur.

Faleminderit drejtor, suksese” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.