Klubi futbollistik vendas FC Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me sulmuesin, Artur Magani.

Klubi suharekas po punon që ta konsolidojë ekipin për edicionin e ri, duke sjell lojtarë mjaftë cilësor.

I fundit është sulmuesi i njohur shqiptar, Artur Magani, që së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.

” Në përpjekje të vazhdueshme për konsolidim të skuadrës, në veçanti të sulmit para pak çastesh FC Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin këmbëshpejtë Artur Magani.

Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës KF Feronikeli” thuhet në njoftimin e klubit.