Albion Rrahmani largohet nga FC Ballkani

07.08.2023

FC Ballkani ka njoftuar se futbollisti me numrin 9, Albion Rrahmani nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Ka disa ditë që është raportuar se sulmuesi do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit, andaj gjatë ditës së dielë, ekipi suharekas, FC Ballkani ka njoftuar se Albion Rrahmani nuk do të jetë më pjesë e […]

Albion Rrahmani largohet nga FC Ballkani Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka njoftuar se futbollisti me numrin 9, Albion Rrahmani nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

Ka disa ditë që është raportuar se sulmuesi do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit, andaj gjatë ditës së dielë, ekipi suharekas, FC Ballkani ka njoftuar se Albion Rrahmani nuk do të jetë më pjesë e ekipit, duke i uruar atij suksese në të ardhmen, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Lamtumirat janë sa të dhimbshme, aq edhe të hidhura. Andaj sot ty kampioni ynë, foleja jote e përhershme, të thotë thjeshtë MIRUPAFSHIM!

Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh. Çdo minut që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pa shlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndarjet janë të vështira, por kur ato bëhen për të nisur një rrugë të re, me perspektivë për të ardhmën e një futbollisti të këtij vendi, të gjithë bëhemi bashkë, në përkrahje të mundësive të reja të kampionëve tanë.

Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë. Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast, madje as atëherë kur ke ndjerë dhimbje në trupin tënd, ti ishe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës, në synimet drejt sukseseve tona, duke nderuar vetën, klubin dhe qytetin tonë.

Ne jemi të bindur që karrierë e pasur të pret para, andaj të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme, kurse derën e familjes së madhe të FC Ballkanit, do ta kesh të hapur përjetësisht.

Mirupafshim Albion Rrahmani, ti o kampion i Republikës