Zbulohen detaje rreth telefonit Samsung Galaxy S23 Ultra

28.07.2022

Po ashtu, në disa raporte është thënë se kompania teknologjike Samsung në smartfonin Galaxy S23 do të përdorë një sensor periskopi, kjo me zmadhim 10x si dhe me rezolucion 10MP. Pra, këto janë disa specifikat bazë që kanë modelet e telefonit S21 Ultra e S22 Ultra, kurse S20 Ultra kishte kamerë periskopi prej 48MP 4x. […]

Zbulohen detaje rreth telefonit Samsung Galaxy S23 Ultra Foto: Ilustrim

Po ashtu, në disa raporte është thënë se kompania teknologjike Samsung në smartfonin Galaxy S23 do të përdorë një sensor periskopi, kjo me zmadhim 10x si dhe me rezolucion 10MP.

Pra, këto janë disa specifikat bazë që kanë modelet e telefonit S21 Ultra e S22 Ultra, kurse S20 Ultra kishte kamerë periskopi prej 48MP 4x. Ndërkaq, çështje mbetet edhe te kamera e dytë telefoto, ende nuk dihet qartë nëse do të mbetet e njëjtë si më parë, ku kompania gjigante kishte përdorur modul 10MP 3x në dy gjenerat e fundit të kësaj serie të smartfonit, apo do të shohim edhe përmirësime tjera këtu.

Në modelin e telefonit të mençur të serisë “Galaxy” S23 Ultra ndoshta edhe duhet të jetë kamera kryesore, pra njëra prej tyre.

Disa thashetheme kanë sugjeruar se kompania e Samsungit do të kalojë nga sensori HM3 108MP i modelit aktual në një sensor 200MP (HP1, 1/22″, 0.64µm).