WhatsApp zbulon se gazetarë dhe aktivistë janë shënjestruar nga një spyware të ri
WhatsApp ka zbuluar se një numër i caktuar i përdoruesve të saj, përfshirë gazetarë dhe aktivistë, janë bërë shënjestër e një sulmi të sofistikuar nga një spyware i ri i quajtur Graphite.
Sipas një raporti të The Guardian, aplikacioni i komunikimit në pronësi të Meta tha se rreth 100 persona ishin në shënjestër të këtij sulmi. WhatsApp beson fuqishëm se spyware Graphite vjen nga Paragon Solutions, një kompani izraelite që së fundmi u ble nga një firmë amerikane investimi.
Ekspertët e hakimit thonë se ky ishte një sulm zero-klik, që do të thotë se viktima nuk kishte nevojë të klikonte në një lidhje me malware për t’u infektuar. Kjo metodë është e ngjashme me një tjetër sulm të gjerë në WhatsApp ku një spyware i quajtur Pegasus infektoi 1,400 pajisje.
Sapo një pajisje infektohet nga Pegasus ose Graphite, operatori i spyware ka qasje të plotë në të. Kjo përfshin edhe aftësinë për të lexuar mesazhe përmes aplikacioneve të enkriptuara si WhatsApp dhe Signal.
WhatsApp ka njoftuar 100 përdoruesit që mund të jenë hakuar.