WhatsApp vjen me tre ndryshime të reja

16.07.2022

Kështu ka bërë të ditur blogu zyrtar i WhatsApp dhe ueb-sajti i brendshëm WABetaInfo. Shënimi zanor Prej të gjitha këtyre veçorive, ndryshimi thuajse më i dukshëm është ai ku do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë mesazh zanor si një përditësim të statusit të tyre. Derisa të aktivizohet ky ndryshim, përdoruesit e kësaj platforme do të […]

WhatsApp vjen me tre ndryshime të reja Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur blogu zyrtar i WhatsApp dhe ueb-sajti i brendshëm WABetaInfo.

Shënimi zanor

Prej të gjitha këtyre veçorive, ndryshimi thuajse më i dukshëm është ai ku do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë mesazh zanor si një përditësim të statusit të tyre.

Derisa të aktivizohet ky ndryshim, përdoruesit e kësaj platforme do të mund të shohin një buton të regjistrimit të zërit në afërsi të butonave për tkest dhe fotografi që gjenden tek sektori i statusit, kështu duke klikuar butonin në fjalë përdorueist mund të regjistrojnë një mesazh audio që ta përdorin atë si status të tyre.

Ndërkaq, bëhet e ditur se shënimi zanor mund të shpërndahet vetëm me personat që ju i zgjidhni tek cilësimet e privatësisë të statusit.

Mbështetja në telefona të ndryshëm

Kjo platformë e mesazheve dhe asaj me zë është duke punuar edhe në shtimin e mbështetjes për sinkronizimin e bisedave në disa telefona të mençur.

Pra, “Modaliteti shoqërues” do t’u mundësojë përdoruesve të WhatsApp-it që të lidhin edhe një telefon të dytë në llogarinë e tyre, raporton WABetaInfo.

Nga grupi kanë bërë të ditur se modaliteti shoqërues do t’u lejojë përdoruesve që t’i lidhin telefonin e dytë në llogarinë e tyre në WhatsApp pa u kërkuar atyre që të kenë lidhje aktive me internet me pajisjen kryesore në mënyrë që të dërgojnë mesazhe.

Reagimet me “emoji”

Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg ka konfirmuar se Meta po shqyrton gjithashtu mundësinë e përdorimit të cilit do “emoji” për reaguar ndaj një mesazhi në platformën WhatsApp.

Ne po nxjerrim mundësinë për të përdorur çdo emoji si reagim në WhatsApp. Disa nga të preferuarat e mia: 🤖🍟🏄‍♂️😎💯👊

Po ashtu, përdoruesit e kësaj platforme mund të reagonin ndaj një mesazhi me vetëm një nga pesë “emojit”, kjo pa pasur nevojë që të dërgojnë mesazh ndaras.

Prandaj, me përditësimin e ri të WhatsApp-it do të përfshijë të gjithë “emojit” e saj në reagimet ndaj mesazheve.