WhatsApp sjell opsione të reja të formatimit të tekstit
23.02.2024
Pas përditësimit të ditës së Mërkure, përdoruesit e WhatsApp mund të përdorin lista me pika ose me numra, thënie dhe ko për të komunikuar në mënyrë më efektive.
Formatimi i mesazheve në WhatsApp ka qenë i mundur prej vitesh. Por sot është përmirësuar më tutje me katër opsione të reja të cilat do të jenë të disponueshme.
Pas përditësimit të ditës së Mërkure, përdoruesit e WhatsApp mund të përdorin lista me pika ose me numra, thënie dhe ko për të komunikuar në mënyrë më efektive.
Ja sesi të përdorni opsionet e reja të formatimit të tekstit të WhatsApp
- Lista me Pika: Filloni një rresht me një vijë (–) ndjekur nga një hapësirë
- Lista me Numra: Filloni një rresht me një numër një shifror ose dyshifror ndjekur nga një pikë dhe hapësirë
- Thënie: Filloni një rresht me simbolin (>) ndjekur nga një hapësirë
- Kod: Vendosni çdo kod brenda thonjëzave teke (’)
Muajin e kaluar WhatsApp lançoi një mjet për krijimin e afishave të personalizuara për përdoruesit. Në të ardhmen WhatsApp ka planifikuar të sjellë mbështetje për passkey.