WhatsApp përgatit një funksionalitet për shkëmbimin e shpejtë të fotove

22.01.2024

Funksionaliteti i ri i WhatsApp është aktualisht nën zhvillim ndërsa nuk është e qartë se kur do të debutojë por është mësuar mënyra si do të funksionojë. Kushdo që bën dhe shpërndan shumë foto, me shumë gjasa e pranon se AirDrop është një funksionalitet i shkëlqyer por duke qenë se funksionon vetëm me pajisjet Apple, […]

WhatsApp përgatit një funksionalitet për shkëmbimin e shpejtë të fotove Foto: Ilustrim

Funksionaliteti i ri i WhatsApp është aktualisht nën zhvillim ndërsa nuk është e qartë se kur do të debutojë por është mësuar mënyra si do të funksionojë.

Kushdo që bën dhe shpërndan shumë foto, me shumë gjasa e pranon se AirDrop është një funksionalitet i shkëlqyer por duke qenë se funksionon vetëm me pajisjet Apple, e kufizon.

Tani WhatsApp është duke menduar që ta sjellë në aplikacionin e saj duke lejuar përdoruesit të ndajnë të dhëna me pajisjet që gjenden pranë.

Funksionaliteti i ri i WhatsApp është aktualisht nën zhvillim ndërsa nuk është e qartë se kur do të debutojë por është mësuar mënyra si do të funksionojë.

Për fillestarët, përdoruesit duhet të shkundin pajisjen e tyre për të aktivizuar një kërkesë dhe normalisht të gjenden pranë një personi tjetër.