WhatsApp adreson një mangësi shfrytëzuar nga shtetet për të përgjuar qytetarët

16.10.2021

Whatsapp lançoi ditën e Enjte një veçori të re për 2 miliardë përdoruesit ku kopjet e historikut të WhatsApp që dërgohen në iCloud dhe Google Drive do të jenë të enkriptuara. Mungesa e enkriptimit fundor është shfrytëzuar nga qeveritë për të fituar akses në komunikime private mes individëve. Prej kohësh WhatsApp ka enkriptuar bisedat mes […]

WhatsApp adreson një mangësi shfrytëzuar nga shtetet për të përgjuar qytetarët Foto: Ilustrim

Whatsapp lançoi ditën e Enjte një veçori të re për 2 miliardë përdoruesit ku kopjet e historikut të WhatsApp që dërgohen në iCloud dhe Google Drive do të jenë të enkriptuara.

Mungesa e enkriptimit fundor është shfrytëzuar nga qeveritë për të fituar akses në komunikime private mes individëve.

Prej kohësh WhatsApp ka enkriptuar bisedat mes përdoruesve në aplikacion. Por ata nuk kishte një mënyrë sesi të mbronin kopjet rezervë të bisedave që ruheshin në cloud.

Për përdoruesit e iPhone bisedat ruhen në iCloud dhe Android në Google Drive. Është raportuar se agjencitë ligjzbatuese kishin arritur të aksesonin informacione private duke shfrytëzuar këtë mangësi.

Në WhatsApp dërgon afro 100 miliardë mesazhe në ditë ndërsa së shpejti përdoruesit do të marrin një njoftim që ju kërkon gjenerimin e një kod 64-shifror enkriptimi për të mbrojtur kopjet në cloud. /PCWorld Albanian