Viberi, aplikacioni që më së shumti përdoret në Kosovë

14.01.2022

Viber është duke dominuar vazhdimisht për nga përdorimi i saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu të paktën bëjnë të ditur të dhënat e vitit 2021 nga SimilarWeb.com. Sipas të dhënave të këtij uebi, bëhet e ditur se në mesin e këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu, një gjë […]

Viberi, aplikacioni që më së shumti përdoret në Kosovë Foto: Ilustrim

Viber është duke dominuar vazhdimisht për nga përdorimi i saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu të paktën bëjnë të ditur të dhënat e vitit 2021 nga SimilarWeb.com.

Sipas të dhënave të këtij uebi, bëhet e ditur se në mesin e këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, një gjë e tillë është treguar edhe në mënyrë vizuele, pra nga një grafikë e cila u publikua nga gazetari i BalkanInsight, ku tregon përdorimin e aplikacioneve të tjera në kontinentin e Evropës.

Ndërkaq, në disa vende të Evropës qendrore, po ashtu juglindore, veriore dhe perëndimore dominon edhe aplikacioni Messenger, kjo i kompanisë Meta.

Përpos Viber-it dhe Messenger-it, në shumë shtete të kontinentit të Evropës dominon edhe aplikacioni Whatsapp.