Viber tallet në llogari të Facebook-ut, pas “rënies” së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë së martës

06.03.2024

Përdoruesit në mbarë botën mbrëmë për afro një orë nuk kanë mundur të qasen në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram, Messenger dhe YouTube.

Viber tallet në llogari të Facebook-ut, pas “rënies” së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë së martës Foto: Ilustrim

“Rënia” e rrjeteve sociale nxiti një sërë reagimesh në X, e pasi që Facebook i “nxirrte jashtë” përdoruesit nga llogaritë e tyre, të gjithë pyetën një gjë – pse po ndodhë kjo.

Ndërkaq Viber “rënien” e rrjeteve sociale e shfrytëzoi për marketing, ku me një dozë shakaje u bënte thirrje njerëzve të instalojnë aplikacionin e tyre.

“Mbajeni bisedën tuaj të sigurt, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe ndjeni ndryshimin”, shkruan ata krahas një fotoje të ikonës dhe mbishkrimin “në rast urgjence”.