Google ka larguar 13 aplikacione nga Play Store, menjëherë pasi ekspertët e sigurisë McAfee zbuluan se ato përmbanin virusin Xamalicious.

Ky virus lejon shkarkimin e të dhënave në distancë, vetëm pasi të instalohet aplikacioni.

Përdoruesit këshillohen që t’i fshijnë menjëherë këto aplikacione nga telefonat e tyre, para se ai të përfshihet nga virusi.

Aplikacionet që Google i largoi nga Play Store:

Essential Horoscope for Android

3D Skin Editor for PE Minecraft

Logo Maker Pro

Auto Click Repeater

Count Easy Calorie Calculator

Sound Volume Extender

LetterLink

NUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE & NUMBER PREDICTIONS

Step Keeper: Easy Pedometer

Track Your Sleep