Test i kamerës: Telefoni i lirë Android mposhtë iPhone 13 Pro

24.12.2021

Çdo vit, YouTuber-i Marques Brownlee, i njohur ndryshe si MKBHD, ju fton në testin e tij të madh të ‘kamerës së verbër’. Ai lejoi 16 smartfonë të ndryshëm që dolën në treg vitin e kaluar të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ai poston 2 foto në Instagram dhe lejon përdoruesin të vendosë se cila foto është më […]

Test i kamerës: Telefoni i lirë Android mposhtë iPhone 13 Pro Foto: Ilustrim

Çdo vit, YouTuber-i Marques Brownlee, i njohur ndryshe si MKBHD, ju fton në testin e tij të madh të ‘kamerës së verbër’. Ai lejoi 16 smartfonë të ndryshëm që dolën në treg vitin e kaluar të konkurrojnë me njëri-tjetrin.

Ai poston 2 foto në Instagram dhe lejon përdoruesin të vendosë se cila foto është më e mira në shikim të parë. Si në vitet e mëparshme, rezultati i testit shkaktoi disa surpriza.

Çmimi nuk ka rëndësi

Se çmimi i telefonit nuk ka rëndësi, e vërteton më mirë një test i tillë, ku në raundin e parë, për shembull, Google Pixel 5a që është i lirë mbizotëroi ndaj Google Pixel 6 Pro që është shumë më e shtrenjtë.

Ndërkaq, iPhone 13 Pro fitoi kundër konkurrentit Motorola Edge, tutje Microsoft Surface Duo 2 u la prapa kundër konkurrentit Realme GT.

Rezultate befasuese u dhanë edhe në raundet tjera, ku në raundin e dytë të testit, disa pajisje kryesore u mposhtën nga telefonat inteligjentë që janë më të lirë.

Kjo për shembull, telefon i mençur Samsung Galaxy S21 Ultra humbi raudin ndaj Asus Rog 5, si dhe Google Pixel 5a u fut si konkurrent ndaj iPhone 13 Pro dhe se ishte në gjendje ta mposhtë atë.

Raundi final ishte edhe më befasues, ku në këtë raund konkurruan OnePlus 9 Pro dhe Google Pixel 5a përballë njëri-tjetrit. Rezultati në raund nuk ishte më i qartë, pasiqë 75 për qind (%) votuan për Google Pixel 5a dhe se e zgjodhën telefonin e lirë Android si fitues të testit “blind” të kamerës së këtij viti.

Ndryshe, ky telefon fitues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Google e shet për 399 dollarë.