Telefoni më i ri buxhetor i Google përqendrohet tek inteligjenca artificiale

08.05.2024

Në fokus të këtij prezantimi ishte padyshim inteligjenca artificiale. Google Gemini mund të bëhet asistenti kryesor i pajisjes gjatë konfigurimit të produktit.

Telefoni më i ri buxhetor i Google përqendrohet tek inteligjenca artificiale Foto: Ilustrim

Google nuk priti dot deri në konferencën I/O të zhvilluesve për të treguar pajisjen më të re të linjës Pixel. Në vitet e fundit kompania ka përdorur konferencën e zhvilluesve për të zbuluar të reja më të fundit të linjës buxhetore, por një javë përpara eventit Google zbuloi Pixel 8a.

Telefonit kushton 499 dollarë dhe fuqizohet nga çipi më i fundit i Google, Tensor G3. Google prezantoi këtë çip së bashku me modelet e reja Pixel 8 dhe 6 muaj më vonë e sjell tek telefoni buxhetor.

Në fokus të këtij prezantimi ishte padyshim inteligjenca artificiale. Google Gemini mund të bëhet asistenti kryesor i pajisjes gjatë konfigurimit të produktit.

Ndihmon përdoruesit të krijojnë një përmbledhje të postës elektronike dhe apo të mbajnë shënime. Gjithashtu fuqizon mjetet AI që kanë telefonët më Premium si Audio Magic Erase, Magic Eraser, Best Take, Magic Editor, Real Tone dhe Face Unblur kryesisht për manipulimin e fotove.

“Rretho për të Kërkuar” është gjithashtu i disponueshëm në pajisje. Përtej saj, pajisja ka ekran 6.1-inç me rezolucion 1080×2400 piksel. Ndriçimi adaptiv i ekrani arrin deri në 2000 nits. Telefoni ka bateri prej 4,492 mAh duke premtuar deri në 24 jetëgjatësi baterie.

Pixel 8a vjen me dy kamera të pasme me madhësi 64-megapiksel dhe 13-megapiksel. Modeli bazë ka 8GB RAM dhe 128GB hapësirë ndërsa Google ofron edhe një opsion 256GB.