Tabletët Microsoft Surface përgatiten për ridizajnimin më të madh në 7 vjet

23.09.2021

Tableti do të ketë skaje të rrumbullakëta, një tastierë të re me një laps Surface Pen të ri. Sakaq kornizat e ekranit në fillim dhe fund të nuk do të eliminohen plotësisht por do të jenë shumë më të vogla. Surface Pro 8 do të jetë më i trashë sesa Pro X. Sipas raportimeve ekrani […]

Tabletët Microsoft Surface përgatiten për ridizajnimin më të madh në 7 vjet Foto: Ilustrim

Tableti do të ketë skaje të rrumbullakëta, një tastierë të re me një laps Surface Pen të ri. Sakaq kornizat e ekranit në fillim dhe fund të nuk do të eliminohen plotësisht por do të jenë shumë më të vogla.

Surface Pro 8 do të jetë më i trashë sesa Pro X. Sipas raportimeve ekrani do të jetë një panel 120Hz, një frekuencë e cila do të jetë dinamike dhe përshtatet sipas përmbajtjes.

Së fundi me tabletin e ri Surface, Microsoft do të kalojë tek portat Thunderbolt duke braktisë ato USB-A. Në evenimentin e ditës së nesër presim që Microsoft të zbulojë Surface Pro 8, Surface Book, Surface Pro X, Surface Go 3 dhe Surface Duo 2. /PCWorld Albanian/