Sot prezantohet Iphone 14, si do të duket ai?

07.09.2022

Ngjarje tjetër e madhe e produkteve të Apple është caktuar për 7 shtator. Është ngjarja e tretë live e kompanisë për këtë vit, dhe presim të shohim mjaft njoftime të mëdha, nga linja e iPhone 14 tek një model i ri Apple Watch “Pro” deri te gjenerata e ardhshme e AirPods Pro – plus një […]

Sot prezantohet Iphone 14, si do të duket ai? Foto: Ilustrim

Ngjarje tjetër e madhe e produkteve të Apple është caktuar për 7 shtator. Është ngjarja e tretë live e kompanisë për këtë vit, dhe presim të shohim mjaft njoftime të mëdha, nga linja e iPhone 14 tek një model i ri Apple Watch “Pro” deri te gjenerata e ardhshme e AirPods Pro – plus një mori gjërash të tjera.

Fansat e Apple nuk duhet të presin më. Kompania e teknologjisë moderne do të prezantojnë sot telefonin e saj më të ri iPhone 14, në një event të quajtur ‘Far Out’.

Zërat thonë se të dy versionet e këtij telefoni, ai standardi dhe Pro do të vijnë me një ngjyrë të purpurt, ndërsa nuk do të ketë iPhone 14 Mini.

Kamerat e versionit Pro do të jenë të përmirësuara me një sensor kryesor 48 megapixel dhe lente ultra të gjera duke krijuar mundësi për foto më të pastra në dritë të ulët.

Sipas të dhënave, gjatë eventit pritet të prezantohet dhe ora e re Apple Watch 8 Pro. Telefoni i ri pritet të ketë bateri më jetëgjatë, audio më të pastër