Shitjet e tabletëve arritën nivelin më të ulët të 13 viteve të fundit

08.02.2024

Të dhënat paraprake të International Data Corporation (IDC) zbulojnë se gjatë 2023 janë shitur 128.5 milionë tabletë. Kjo shifër përfaqëson një rënie vjetor me 20.5 përqind dhe është më e ulëta në 13 vite.

Shitjet e tabletëve arritën nivelin më të ulët të 13 viteve të fundit Foto: Ilustrim

Shumë industri kaluan një 2023 të vështirë. Kompjuterët, smartfonët, komponentët dhe shumë të tjera u përballen me humbje të mëdha, përfshirë tabletët të cilët patën volumin vjetor më të ulët të shitjeve që prej 2011.

Të dhënat paraprake të International Data Corporation (IDC) zbulojnë se gjatë 2023 janë shitur 128.5 milionë tabletë. Kjo shifër përfaqëson një rënie vjetor me 20.5 përqind dhe është më e ulëta në 13 vite.

Por nuk ishin vetëm tabletët. 12 muajt e kaluar ishin më të vështirat për industrinë e kompjuterëve ndërsa shitjet e smartfonëve gjithashtu ranë.

Arsyet e rënies së shitjeve sipas IDC-së ishin sfidat ekonomike dhe konsumatorët që po shpenzonin paratë në gjërat më bazike.

Secili prej prodhuesve të tabletëve u përball me humbje në 2023 por Amazon u godit më rëdë me rënie prej 65.9 përqind nga viti në vit.

Apple qëndron në krye edhe pse me një rënie prej 19.8 përqind, e dyta më e larta.

Edhe pse tregu vuajti në tre mujorin e fundit të 2023, prodhuesit Kinezë si Huawei, Lenovo dhe Xiaomi përjetuan të gjithë rritje dyshifrore të shitjeve. Edhe Canalys raportoi një 2023 të vështirë ndërsa tha se shitjet totale të tabletëve ishin 135.3 milionë, ose 10 përqind më pak se një vit më parë.