Shitjet e smartfonëve Apple dhe Samsung pothuajse një me një
Apple regjistroi volumin më të lartë të shitjeve ndonjëherë në tre mujorin e tretë të vitit dhe nuk ka qenë asnjëherë më parë udhëheqjes së tregut global të smartfonëve.
Samsung dhe Apple sollën produkte të reja në tre mujorin e kaluar duke filluar nga telefonët e rinj me ekrane me palosje Galaxy tek seritë iPhone 16.
Firma analitike Canalys tani ka disa shifra për të ndarë me ne lidhur me ecurinë e dy brendeve më popullore në botë të smartfonëve.
Canalys raporton se Apple dhe Samsung kishin 18 përqind të tregut në tre mujorin e tretë të 2024 ndërsa Samsung mori kryesimin. Xiaomi vinte në vendin e tretë me 14 përqind të tregut pasur nga Oppo dhe Vivo me 9 përqind të tregut secili.
Apple regjistroi volumin më të lartë të shitjeve ndonjëherë në tre mujorin e tretë të vitit dhe nuk ka qenë asnjëherë më parë udhëheqjes së tregut global të smartfonëve.
Seritë iPhone 16 patën impakt të ulët gjatë këtij tre mujori duke qenë se raporti mbulon vetëm 3 ditë nga nisja e shitjeve. Si rezultat peshën më të madhe e kishin modelet iPhone 15.
Gjithësesi presim që Apple ti marrë Samsung kryesimin në tre mujorin e katërt i cili do të pasqyrojë efektin e plotë të shitjeve të modeleve të reja. /PCWorld Albanian