Samsung raporton fitimin më të ulët që prej krizës financiare të 2008

01.02.2024

Fitimi operativ, para taksave dhe detyrimeve, ishte 7 herë më i ulët sesa 2022 kur regjistroi 32.5 miliardë dollarë. Kompania tha se fitimi pas taksave në tre muajt e fundit ishte 74 përqind më i ulët në 4.5 miliardë dollarë.

Samsung raporton fitimin më të ulët që prej krizës financiare të 2008 Foto: Ilustrim

Samsung postoi rezultatet më të fundit financiare të cilat ishin zhgënjyese. Gjiganti Koreano-Jugor i teknologjisë raportoi tre mujorin e katërt me radhë me rënie të fitimeve, ndërsa fitimi operativ ishte 85 përqind më i ulët krahasuar me 2022.

Viti i kaluar është më i keqi që nga kriza financiare e 2008-ës për Samsung. Kompania tha se kishte pasur të ardhura vjetore prej 194 miliardë dollarësh, ndërsa fitimi ishte 6.57 miliardë dollarë për vitin fiskal 2023.

Fitimi operativ, para taksave dhe detyrimeve, ishte 7 herë më i ulët sesa 2022 kur regjistroi 32.5 miliardë dollarë. Kompania tha se fitimi pas taksave në tre muajt e fundit ishte 74 përqind më i ulët në 4.5 miliardë dollarë.

Edhe pse financat e kompanisë duket të jenë goditur rëndë, fitimi operativ në tre mujorin e katërt u rrit krahasuar me tre mujorin e tretë të 2023. Duke parë drejt të ardhshmes Samsung planifikon të rrisë fitimet duke rritur shitjet e produkteve me vlerë të lartë të shtuar siç janë produktet e AI gjeneruese.