Samsung ka linjat e telefonave me rrokullisje si Galaxy Z Fold dhe Galaxy Z Flip.

Derisa presim për ardhjen e modeleve të reja Z Fold 4 dhe Z Flip 4, në disa media tashmë janë përhapur disa informacione për një tjetër telefon të palosshëm.

E gjithë kjo si shkak i disa shfaqjeve të emrave të koduar B4 dhe Q4, si dhe duke marrur parasysh faktin se emrat e koduar B3 dhe Q3 të vitit të kaluar ishin modele Z Flip 3 dhe Z Fold 3, është realiste që të supozohet se i përket një modeli më të gjatë me emrin e koduar N4.

Megjithatë, edhe pse një linjë e tretë po pritet nga fansat e kësaj kompanie, nga informacionet e para thuhet se Samsung nuk do të prodhojë këtë celular në sasi të mëdha, siç është ai me dy pajisjet e mëparshme.

Në këto vitet e fundit, kanë vazhduar të shfaqen patenta që përfaqësojnë ekranin e mbështjellë si dhe një që paloset në forma të ndryshme.

Gjithashtu, modeli me emrin e koduar N4 mund të mos jetë edhe aq ekstrem sa e presim, mirëpo ka kuptim që të bëhet një dizajn më inovativ dhe kjo si shkak i prodhimit të kufizuar.