Samsung paralajmëron për më shumë veçori me Inteligjencë Artificiale të cilat nuk do të mund të përdoren pa paguar tarifë

30.01.2024

Divizioni MX i Samsung ka zbuluar së fundmi mjete të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale (Al) për serinë e Samsung, Galaxy S24, të tilla si redaktimi i fotografive, dhe aftësia për të përkthyer një telefonatë.

Samsung paralajmëron për më shumë veçori me Inteligjencë Artificiale të cilat nuk do të mund të përdoren pa paguar tarifë Foto: Ilustrim

Në të ardhmen pritet që këto aftësi të shpërndahen edhe në pajisje më të vjetra si Galaxy S23.

Tani për tani, Samsung është zotuar t’i mbajë veçoritë e Al të paktën deri në fund të vitit 2025, përcjell Telegrafi.

Por, kompania ka paralajmëruar se ndoshta në të ardhmen do të vijnë më shumë veçori të cilat nuk dihet se sa do t’u kushtojnë përdoruesve.

Kjo për faktin se, kompania po shqyrton një tarifë për shkak të sasisë së investimit në Al dhe fuqisë kompjuterike e elektrike që kërkojnë ato veçori.

Kreu i divizionit MX, James Kitto, tha se askush nuk është i detyruar të përdorë veçoritë me Al, por në momentin që dëshironi t’i përdorni mund të ju duhet të paguani një tarifë.

“Jam i sigurt se do të vijnë më shumë funksione në të ardhmen, dhe ne menduam të ishim të hapur dhe të sinqertë me klientët tanë. Të paktën ne nuk do t’iu tarifojmë deri në fund të vitit 2025”, tha Kitto.