Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale

09.11.2023

Samsung ka bërë një hap në të ardhmen e teknologjisë së smartfonëve me prezantimin e “Galaxy AI”. Ky sistem, premton të ofrojë disa veçori të bazuara në Inteligjencën Artificiale për përdoruesit e telefonave Samsung për një përvojë më të mirë. Ndonëse kompania nuk ka detajuar të gjitha veçoritë që do të vijnë, gjiganti teknologjik konfirmoi […]

Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale Foto: Ilustrim

Samsung ka bërë një hap në të ardhmen e teknologjisë së smartfonëve me prezantimin e “Galaxy AI”.

Ky sistem, premton të ofrojë disa veçori të bazuara në Inteligjencën Artificiale për përdoruesit e telefonave Samsung për një përvojë më të mirë.

Ndonëse kompania nuk ka detajuar të gjitha veçoritë që do të vijnë, gjiganti teknologjik konfirmoi se do të lansojë softuerin “AI Live Translate Call”.

Samsung pretendon se ky softuer do të ofrojë përkthime në kohë reale të audios dhe tekstit gjatë telefonatave.

Pra, nëse jeni duke bërë një telefonatë me dikë që flet një gjuhë tjetër, AI do ta përkthejë bashkëbiseduesin tënd, duke e bërë komunikimin më të qetë dhe më të qasshëm.

Kompania po thotë gjithashtu se funksioni nuk do të komprometojë të dhënat tuaja si dhe privatësinë.

Reklama

“Galaxy AI” pritet të debutojë vitin e ardhshëm dhe mund të vijë me linjën e Samsung Galaxy S24.