Risi nga aplikacioni Messenger i Meta-s

02.06.2022

Aplikacioni Messenger i Meta është bërë shumë popullor për thirrjet audio dhe video që ofron. Tashmë me dizajnin e ri, butoni i thirrjeve do të jetë më i lehtë për tu identifikuar. Meta ka vendosur të shtojë një tab të dedikuar për audio dhe video në fund të aplikacionit. Tabi do të shfaqet krahas tabeve […]

Risi nga aplikacioni Messenger i Meta-s Foto: Ilustrim

Aplikacioni Messenger i Meta është bërë shumë popullor për thirrjet audio dhe video që ofron. Tashmë me dizajnin e ri, butoni i thirrjeve do të jetë më i lehtë për tu identifikuar.

Meta ka vendosur të shtojë një tab të dedikuar për audio dhe video në fund të aplikacionit. Tabi do të shfaqet krahas tabeve “Chats,” “Stories” dhe “People” dhe ka një listë kontaktesh së bashku me dy butonë të mëdhenj për thirrjet zanore dhe video.

Është një ndryshim i vogël por që do ta bëjë Messenger më të volitshëm për thirrjet telefonike duke e bërë aplikacionin të ngjashëm me WhatsApp.

Sipas Meta, thirrjet zanore dhe video në Messenger janë rritur me 40% që prej 2020-ës. Në 2023 Facebook dhe Instagram do të kenë enkriptim fundor aktivizuar në mënyrë automatike.